.jpeg)
Mbledhja e KQSC datë 10.04.2025
Me datë 10.04.2025, në sallën e Senatit në Rektorat u mbajt mbledhja e Komisionit Qëndror për Sigurim të Cilësisë. Te pranishëm në mbledhje ishin:
- Prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari- Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë dhe Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore;
- Prof. Ass. Dr. Petrit Duraj- Mësimdhënës në Fakultetin e Filologjisë (Online);
- Qëndresa Bardhoshi- u.d. Udhëheqëse e Zyrës për Sigurim të Cilësisë;
- Abedin Sadrija- Udhëheqës i Zyrës për çështje akademike;
- Albion Rexhaj- Përfaqësues i Parlamentit Studentor (Online).
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga takimi i fundit;
- Miratimi i verzioneve të reja të pyetësorëve për vlerësimin e stafit akademik;
- Diskutim rreth përditësimit të verzioneve të pyetësorëve për ushtrime, alumni, proces të diplomimit, administratës, dhe punëdhënsve;
- Diskutim për planin e aktiviteteve dhe pyetësorët për proces të diplomimit;
- Plani për rishikim të rregullores për sigurimin e cilësisë;
Gjitashtu gjatë takimit u diskutua edhe për pika tjera të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit të sigurimit të cilësisë në Universitetin tonë. Diskutimet u fokusuan edhe tek aktivitetet e muajit Prill 2025 për Zyrën e Sigurimit të Cilësisë. Pjesë e rëndësishme e planifikimit të aktiviteteve për muajin Prill ishte fillimi i kampanjës për vetëdijësim të studentëve rreth procesit të plotësimit të pyetësorëve.