Programi Parashkollor
Programi Parashkollor ofron studime cilësore për përgatitjen e të studentëve për tregun vendor dhe evropian të punës, shfrytëzon arritjet në arsim e kërkime shkencore në funksion të zhvillimit dhe transformimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të vendit dhe më gjerë. Programi Parashkollor ofron edukim dhe formim cilësor universitar e profesional, formimin e vazhdueshëm dhe përshtatjen e veprimtarive të tij me zhvillimet shoqërore. Programi Parashkollor me punë të organizuar, të vazhdueshme e sistematike ka për qëllim formimin e studentëve që në të ardhmen të jenë të aftë të përballojnë zhvillimin e shoqërisë dhe ta sfidojnë atë, të aftësohen për ndërlidhjen e informacioneve teorike me punën praktike në institucione parashkollore me fëmijët e grupmoshave të ndryshme, krijimin e një përvoje pozitive mbi të nxënit dhe fitimin e shkathtësive bazë për punë efektive me fëmijë
Misioni i programit të studimit
Misioni i programit është aftësimi e zhvillimi profesional i studentëve, përgatitja e tyre pë tu kualifikuar në shkencat e edukimit, në ushtrimin e profesionit të mësimdhënësit të Edukimit Parashkollor. Mision i Programit Parashkollor është të ndihmoj studentët në zhvillimin e njohurive, aftësive dhe dispozitave të nevojshme për t’u bërë mësimdhënës efektiv dhe të kujdesshëm në një shoqëri që është gjithnjë në ndryshim.
Objektivat e programit parashkollor janë:
- Aftësimi dhe zhvillimi profesional i studentëve dhe përgatitja për ushtrimin e profesionit të mësimdhënësit të Edukimit Parashkollor;
- Krijimi i përvojave paraprake përmes mësimit praktik, mbi procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies;
- Ndërtimi i njohuri mbi bazat e edukimit parashkollor
- Njohja me politikat arsimore dhe dokumentacionin që do të punojnë
- Zbatimi i kurrikulës nëpërmjet aktiviteteve të planifikuara
- Zhvillimi i njohurive mbi të kuptuarit e natyrës së rritjes, të zhvillimit dhe të mënyrës se si nxënë fëmijët parashkollorë;
- Njohja me diversitetin dhe mbështetja për të stimuluar një mjedis për të nxënit efektiv;
- Reflektimi ndaj mësimdhënies dhe përgjegjësisë që kanë ndaj të nxënit të fëmijëve
- Zbatimi i teknologjive dhe metodave bashkëkohore të mësimdhënies.
Pas përfundimit të studimeve, studentët duhet të jenë në gjendje të:
- Shpjegojnë konceptet themelore në fushën e edukimit parashkollor
- Njohin dhe zbatojnë kurrikulën e bazuar në kompetenca dhe shfrytëzimin e resurseve mësimore
- Krijijojnë përvoja paraprake përmes mësimit praktik, mbi procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies
- Identifikojnë nevojat e zhvillimit të fëmijëve dhe potencialeve të tyre të të nxënit;
- Njohin shkencat e edukimit;
- Zotërojnë metodat e kërkimit ndërdisiplinor
- Aftësohen për të zhvilluar mendimin kritik e krijues të nxënësve;
- Aftësohen për të ndërtuar dhe për të arritur objektivat mësimorë për orën mësimore;
- Aftësohen për të zbatuar metoda, teknika e strategji bashkëkohore të mësimdhënies