Programi Edukim Fillor

Programi Edukim Fillor synon përgatitjen e studentëve për të përmbushur kërkesat e procesit të mësimdhënies dhe edukimit bashkëkohor, formimin dhe zhvillimin e tyre për t’u bërë mësimdhënës efektivë. Përdorimi i metodave që inkurajojnë analizimin, vlerësimin e informacionit dhe zgjidhjen e problemeve, duke krijuar mjedis që nxit reflektim dhe diskutim, programi fillor iu mundëson studentëve zhvillimin e mendimin kritik dhe inovativ.

Përmes zbatimit të teknologjive informative dhe metodave bashkëkohore të mësimdhënies, përdorimit të mjeteve dhe platformave teknologjike, programi ofron mundësi për krijimin e mjediseve mësimore interaktive dhe të personalizuara. Programi Edukim fillor ka për qëllim që studentët të zhvillojnë aftësi për të vepruar me etikë dhe profesionalizëm në mjedisin arsimor, duke inkurajuar qasje gjithëpërfshirëse dhe të barabartë në arsimin për të gjithë. Poashtu përvetësojnë njohuri për strukturën dhe përmbajtjen e kurrikulës, realizimin e projekteve kërkimore për të analizuar praktikat arsimore, duke ndihmuar në avancimin e sistemit arsimor.

Pjesë e rëndësishme e këtij programi është zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe bashkëpunimi me familjen dhe komunitetin për të krijuar një mjedis që mbështet zhvillimin e fëmijëve dhe rrit cilësinë e arsimit. Këto do të kontribuojnë në krijimin e një sistemi arsimor që është i gatshëm për të përballuar sfidat e së ardhmes në shoqëri.

 

Objektivat e Programit Edukim Fillor janë:

  • Zbaton parimet bazë të sistemit arsimor të Kosovës në projektimin dhe realizimin e procesit mësimor në ciklin fillor;
  • Analizon njohuritë mbi teoritë e të nxënit  për të ndërtuar praktika efektive mësimore në arsimin fillor;
  • Përshtat procesin mësimor niveleve të ndryshme të zhvillimit, stileve të të nxënit dhe nevojave individuale të nxënësve për të siguruar mësim të diferencuar;
  • Zhvillon përgjegjësi profesionale në përputhje me rolin e mësimdhënësit në shkollë dhe me politikat arsimore;
  • Zbaton metoda mësimore gjithëpërfshirëse që sigurojnë pjesëmarrje të barabartë për të
  • gjithë nxënësit;
  • Harton dhe zbaton plane mësimore në përputhje me filozofinë e kurrikulës dhe integron në mënyrë funksionale përmbajtjen ndërdisiplinore;
  • Përshtat strategji të ndryshme vlerësimi, për të matur përparimin e nxënësit në arritjen e kompetencave  të caktuara;
  • Integron teknologjinë në procesin mësimor për të nxitur të nxënit aktiv dhe kërkimin e pavarur tek nxënësit;
  • Zbaton praktika reflektuese për të vlerësuar efektivitetin e mësimdhënies dhe bashkëpunon me kolegët për zhvillim profesional të vazhdueshëm;
  • Përdor metoda kërkimore për të reflektuar dhe përmirësuar cilësinë e procesit mësimor në mënyrë të qëndrueshme; 
  • Integron praktika dhe qasje bashkëkohore pedagogjike në përputhje me risitë në edukim dhe me nevojat e nxënësve;

Rezultatet e të nxënit të programit janë:

  • Kuptojnë sistemin e parimeve që arsimi parauniversitar në Kosovë synon të zhvillojë dhe janë në gjendje t’i integrojnë këto parime në procesin mësimor.
  • Shpjegojnë konceptet dhe teoritë kryesore mbi të mësuarit dhe edukimin e nxënësve, si dhe të analizojnë lidhjen e tyre me praktikat e mësimdhënies në klasë.
  • Njohin zhvillimin kognitiv, emocional dhe social të fëmijës, duke e kuptuar atë si proces të ndërlidhur ngushtë me ndikimin e faktorëve mjedisor.
  • Kuptojnë funksionimin e sistemit arsimor dhe rolit të mësimdhënësit në kuadër të shkollës, politikave arsimore dhe standardeve kombëtare për cilësinë në arsim.
  • Zhvillojnë dhe implementojnë aktivitete mësimore që vendosin nxënësin në qendër të procesit, duke marrë parasysh sfidat dhe kompleksitetin e realitetit shkollor.
  • Hartojnë, realizojnë dhe vlerësojnë procesin mësimor në përputhje me filozofinë e kurrikulës dhe fushat përkatëse të saj, duke përfshirë edhe integrimin ndërdisiplinor.
  • Planifikojnë dhe realizojnë mësimin në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke siguruar mundësi të barabarta për pjesëmarrje dhe përparim për të gjithë nxënësit.
  • Përdorin forma të ndryshme të vlerësimit, si formativ dhe përmbledhës, duke i përshtatur ato me vlerësimin e bazuar në kompetenca.
  • Përdorin teknologjinë digjitale për të mbështetur të nxënit  në lëndë të ndryshme, si dhe nxitjen e përdorimit të përgjegjshëm të teknologjisë për hulumtim të informacioneve  nga burime të sigurta.
  • Zhvillojnë praktika reflektuese, bashkëpunuese të përqendruara në rritje profesionale, duke vlerësuar rregullisht efektet e mësimdhënies  nëpërmjet reflektimit, bashkëpunimit me kolegë, pjesëmarrjes në programe trajnimi dhe konferenca të ndryshme arsimore.  
  • Përgatisin dhe aplikojnë projekte kërkimore të orientuara drejt analizës së fenomeneve të veçanta në edukim dhe arsim.
  • Krijojnë aktivitete që nxisin zhvillimin maksimal të potencialit të nxënësve dhe aftësinë për analizë, interpretim dhe përdorim të informacionit për qëllime të caktuara.
  • Zbatojnë aftësi të mendimit kritik dhe shkencor përmes angazhimit në punë kërkimore me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të praktikave mësimore.
  • Krijojnë aktivitete mësimore të përshtatura për stile të ndryshme të të nxënit, duke siguruar mësim të diferencuar për të gjithë nxënësit.
  • Zbatojnë në mënyrë efektive risitë dhe praktikat bashkëkohore arsimore, duke u bazuar në nevojat individuale të nxënësve dhe zhvillimet në fushën e edukimit.

 

tp-bottom