Rreth nesh

Fakulteti i Edukimit ka për qëllim përgatitjen e mësimdhënësve për profesionin e mësuesisë dhe për realizimin e përmbajtjeve kurrikulave mësimore, në funksion të realizimit të një edukimi sa më cilësor për gjeneratat e reja në përputhje me qëllimet e arsimimit.

Duke kombinuar teorinë me praktikën dhe kërkimin shkencor, studentët aftësohen për të qenë mësimdhënës të aftë për të transmetuar njohuritë e tyre, në mënyrë të përshtatshme e të vlefshme për nxënësit, nëpërmjet praktikave dhe metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies.

Misioni i Fakultetit të Edukimit

Misioni i Fakultetit të Edukimit është përgatitja e lartë shkencore e studentëve në shkencat e edukimit, formimi dhe zhvillimi profesional i tyre për t’u bërë mësimdhënës efektivë.  Metodat bashkëkohore me të cilat operojmë kanë në thelb vlerat universale si dhe mbështetjet e kërkimeve shkencore. Këto metoda vënë në jetë ide dhe projekte, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe të mbarë shoqërisë.

Pjesë e rëndësishme e misionit të Fakultetit të Edukimit është të ndihmojë studentët në zhvillimin e njohurive, aftësive dhe dispozitave të nevojshme për t’u bërë mësimdhënës efektiv dhe të kujdesshëm në një shoqëri që është gjithnjë në ndryshim.

Fakulteti i Edukimit gërsheton teorinë me praktikën në kushte dhe mundësi bashkëkohore, për një përgatitje sa me efikase të studentëve. Vizioni ynë është të përgatitim studentë të cilët janë të gatshëm për t’u përfshirë në tregun e punës por njëkohësisht të përcjellim tek ata vlera për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme.

Për të përmbushur misionin janë përcaktuar këto objektiva të Fakultetit:

  • Përgatitja shkencore e profesionale e studentëve  në fushën e  mësimdhënies;
  • Krijimin e përvojave pozitive përmes mësimit praktik e diskutimeve për praktikën pedagogjike;
  • Menaxhimin e suksesshëm të klasës duke planifikuar e realizuar orë të suksesshme mësimore;
  • Organizimin e mësimdhënies cilësore në funksion të ngritjes së rezultateve mësimore të nxënësve;
  • Krijimin mjedisit të përshtatshëm për punë mësimore duke përdorur qasje e strategji aktive të mësimdhënies;
  • Komunikimi profesional ndërmjet arsimtarëve, drejtorisë dhe bashkëpunimi me prindërit e komunitetin e shkollës.
  • Ndërlidhja e mësimit teorik me aktivitete të ndryshme praktike në mjediset shkollore;
  • Jetësimi i parimeve inkluzive në procesin mësimor për të siguruar mundësi të barabarta zhvillimore për nxënësit me nevoja të veçanta;
  • Ushtrimin e profesionit të mësuesisë duke u bazuar në parimet e mësimdhënies bashkëkohore dhe në vlerat njerëzore universale.
tp-bottom