
Prof. dr. Sindorela Doli mbanë ligjeratë të hapur në Universitetin e Sofjes
Prof. dr. Sindorela Doli-Kryeziu nga Fakultetit i Edukimit, ishte në një vizitë studimore në Universitetin e Sofjes “Shën Klimentï i Ohrit” (Sofia University “St. Kliment Ohridski”).
U mirëprit nga stafi akademik dhe përfaqësuesit e Fakultetit të Filologjisë Sllave, Prof. assoc. dr. Rusana Hristova-Bejleri dhe Prof. assoc. dr. Ekaterina Tarpomanova, ku ndër të tjerash diskutuan mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen për fushat specifike mes dy fakulteteve, me interes të veçantë në fushën e albanologjisë.
Prof. dr. Doli-Kryeziu, mbajti ligjëratë të hapur me studentët e Masterit në këtë fakultet, me specialitet në fushën e Ballkanistikës dhe të Albanologjisë.