
Mbahet trajnimi një ditor “Sfidat Gjatë Punës me Fëmijë në Edukimin e Hershëm”
Në kuadër të aktiviteteve vullnetare dhe kontributit për shoqërinë, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë është mbajtur një trajnim një ditor “Sfidat Gjatë Punës me Fëmijë në Edukimin e Hershëm” me 20 edukatore të kopshtit ‘Zgjimi” nën udhëheqjen e drejtoreshës Zj. Mimoza Bytyqi
Gjatë këtij trajnimi edukatorët patën rastin t’i prezantojnë sfidat dhe vështirësitë e tyre gjatë punës me fëmijë përmes një bisede interaktive dhe mjaft produktive njëherit duke shkëmbyer njohuri dhe strategji efikase të punës me fëmijë të moshës së hershme.
Trajnimi u mbajt nga Ass. Emirëjeta Kumnova Hoxha.