Mbahet turniri i volejbollit “UFAGJ Ball 2025”
Të nderuar staf akademik, administrativ, studentë dhe studentë të diplomuar (ALUMNI),
Ju ftojmë të merrni pjesë në Turnirin e Volejbollit “UFAGJ Ball 2025”, i cili do të zhvillohet më 26 dhe 27 Nëntor 2025, në nder të festës së 28 Nëntorit, në Sallën e Sportit të Katër Fakulteteve.
Pjesëmarrësit mund të aplikojnë si grup (6 përsona) ose individualisht (do të grupohen në skuadra nga organizatorët).
Ky turnir përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të shprehur shpirtin sportiv, për të inkurajuar bashkëpunimin dhe për të kaluar momente plot energji pozitive!
Hapja e Turnirit bëhet me 26 Nëntor në ora 10:45.
Vendi: Salla e Sportit e katër Fakulteteve
Si të regjistroheni:
Plotësoni formularin për regjistrim në këtë link ose QR kod.
Apliko këtu:

*Data e fundit e regjisitrimit është 24 Nëntor 2025.
** Numri i grupeve është i limituar.