
Projekti : Arsimi i Kombinuar në Universitetet e Ballkanit Perëndimor
Projekti Arsimi i Kombinuar në Universitetet e Ballkanit Perëndimorë, (BEWBU), synon të forcojë kapacitetet e mësimdhënësve dhe të institucioneve të arsimit të lartë (IAL). Njëherit, qëllimi është që të përmirësojë kompetencat pedagogjike në arsimin e lartë përmes integrimit të arsimit të kombinuar në programet e universiteteve të Ballkanit Perëndimor, si një domosdoshmëri që sistemi arsimor të jetë më fleksibil ndaj sfidave të reja dhe të nxisë gjithë përfshirjen dhe demokratizimin e procesit arsimor. Fokusi do të jetë
- Zhvillimin e kapaciteteve pedagogjike dhe digjitale në arsimin e lartë përmes integrimit të arsimit të kombinuar në programet e IAL-ve të BP-së,
- Përgatitjen e mësuesve të së ardhmes në Epokën Digjitale dhe për angazhimin e tyre në tregjet rajonale dhe evropiane të punës,
- Zbatimin e praktikave pedagogjike në programet mësimore të partnerëve të BP-së , duke i përgatitur studentët e sotëm / mësuesit e së nesërmes me aftësinë për të kuptuar dhe zbatuar qasjen e të nxënit të kombinuar (BL) dhe mësimdhënies së kombinuar (BT) në profesionin e tyre.
Qëllimi specifik i Projektit
- Të rrisë kapacitetet pedagogjike dhe digjitale të stafit akademik dhe studentëve përmes përfshirjes së metodave inventive të të nxënit dhe mësimdhënies në IAL-të e Ballkanit Perëndimor (BP) për arsimin e kombinuar.
- Integrimi i metodave inovative të mësimdhënies në kuadër të arsimit të kombinuar (BE) do t’u ndihmojë mësimdhënësve të përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre, duke i bërë më efektivë në opinionin e gjerë.
- Përmirësimi i rezultateve të të nxënit te studentët: Përdorimi i metodave inovative të mësimdhënies mund t’u ndihmojë studentëve të kuptojnë dhe të mbajnë mend më mirë informacionin, duke çuar në rezultate akademike më të mira.
- Rritja e angazhimit të studentëve: Arsimi i kombinuar mund ta bëjë të nxënit më interaktiv dhe tërheqës për studentët, duke rritur motivimin dhe përfshirjen e tyre në procesin mësimor.