Mbahet trajnim për studentët e Fakultetit të Edukimit me temën „Etika dhe sjellja profesionale në institucionet edukativo-arsimore“

Mbahet trajnim për studentët e Fakultetit të Edukimit me temën „Etika dhe sjellja profesionale në institucionet edukativo-arsimore“

Sot me datë 22 Tetor, u mbajt trajnimi për Etikën profesionale në institucionet edukativo-arsimore, dedikuar Praktikën Pedagogjike. Drejtoresha e shkollës fillore të ulët „Kelmend Rizvanolli“ në Gjakovë, znj. Valma Kamishi Zeka, theksoj se trajnimi i tillë synon ndërgjegjësimin e studentëve të programit fillor për rëndësinë e etikës dhe sjelljes profesionale gjatë zhvillimit të praktikës profesionale si dhe angazhimeve të tjera në institucionet edukativo-arsimore. Trajnimi nxit  zhvillimin e kulturës etike që promovon respektin, bashkëpunimin dhe profesionalizimin në çdo situatë brenda institucionit.

Rëndësia e përfaqësimit të mësuesit si model i mirë do të ruaj seriozitetin dhe dinjitetin personal, të ruaj kulturën institucionle (respektin, bashkëpunimin dhe komunikimin korrekt), si dhe respektimin e ambientit ku punon.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom