
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë zhvilloi edhe një mobilitet për mësimdhënie (STA) në kuadër të projektit COMMO IX European programme - ERASMUS + KA171.
Në kuadër të projektit COMMO IX bashkëfinancuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, u mbajt mobiliteti për qëllime mësimdhënieje në Universitetin e Mesinës, ku nga data 29 shtator deri më 3 tetor 2025, Prof.assoc.dr. Laura Koshi Naka mbajti ligjërata në Departamentin e Shkencave Njohëse, Edukimit dhe Studimeve Kulturore (COSPECS) të Universitetit të Mesinës në Itali, shoqëruar nga Prof. Rosa Romano si mësimdhënëse tutore në UNIME.
Shkëmbimi i kësaj përvoje synon bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndërsjellë midis institucioneve partnere të këtij projekti. Gjatë vizitës, përveç mësimdhënies, Prof. Naka dhe Prof. Romano u angazhuan në mësimdhënie të përbashkët, zhvillim kurrikulash dhe dialog kërkimor, duke krijuar mundësi të reja për inovacion në edukim dhe të nxënit e studentëve. Shkëmbimi gjithashtu nxiti diskutime mbi zhvillimin e përbashkët të kurseve të ardhshme dhe projektet kërkimore bashkëpunuese.
Ky bashkëpunim jo vetëm që rrit zhvillimin professional të mësimdhënësve pjesëmarrës, por edhe forcon kapacitetin institucional për angazhim ndërkombëtar. Përfaqësueset e të dy institucioneve kanë shprehur angazhim për të vazhduar këtë bashkëpunim përmes shkëmbimeve të ardhshme, trajnimeve dhe seminareve të përbashkëta dhe iniciativave bashkëpunuese.