.jpg)
Teach For Kosova mban sesionet informuese për Programin e Fellowshipit
Sot u mbajten dy sesione informuese për mundësitë që ofron programi i Fellowship-it të Teach For Kosova për tu bërë pjesë e “Lëvizjes për Arsim Cilësor”.
Prej orës 10:00 pjesëmarrës ishin absolventët e Fakultetit të Edukimit, ndërsa nga ora 11:00 pjesëmarrës ishin studentët absolvent të Fakultetit të Shkencave Sociale.
Këto dy sesione u përfaqësuan nga zyrtari Z. Besnik Avdiaj.
Gjatë këtyre sesioneve u diskutua misioni dhe ndikimi të cilin e ka Teach For Kosova në sistem e arsimit dhe njohja me programin si dhe përfitimet që do t’i kenë studentët me rrugëtimin dyvjeçar përgjatë programit.
Aplikimi është online dhe i hapur.
Procedurat e përzgjedhjes për aplikim janë :
- Faza e parë përfshin aplikimin online - pyetësorin
- Faza e dytë përfshin qendrën e vlerësimit dhe prezantimin në grup
- Faza e tretë përfshin një intervistë, bashkëbisedim.
Për më shumë informacion studentët mund të vizitojnë linqet më poshtë:
E-mail: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/teachforkosova
Instagram: https://www.instagram.com/teachforkosova
Linkedin: https://www.linkedin.com/company/teach-for-kosova
Nëse keni pyetje ose kërkoni informacion shtesë, ju lutemi të kontaktoni në këtë adresë [email protected]