U nënshkrua projekti shkencor “SHQIPTARËT E MANDRICËS’, financuar nga MASHTI

U nënshkrua projekti shkencor “SHQIPTARËT E MANDRICËS’, financuar nga MASHTI

Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, bartëse e projektit “Shqiptarët e Mandricës”, të financuar nga MASHTI, do ta implementojë këtë projekt në bashkëpunim mes Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit Filologjik të UFAGJ-së, si dhe me ekspertin e jashtëm nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Dhimitri Bello.

Ky projekt ka në fokus hulumtimin shkencor në fushat e dialektologjisë, sociolinguistikës, fonetikës dhe leksikologjisë, përmes një ekspedite të përbërë nga:

• Prof. Ass. Dr. Yllka Imeri

• Ass. Pranvera Osmani

• studentët e Masterit të Gjuhës Shqipe, Besjana Jakupi dhe Leomir Smajli

• si dhe eksperti, Prof. Dr. Dhimitri Bello

Kontrata e projektit u nënshkrua ndërmjet përfaqësueses së lartë për menaxhimin e projekteve shkencore-vendore në MASHTI, znj. Sebahate Jupolli-Safçi, bartëses së projektit Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu dhe Dekanit të Fakultetit të Edukimit, Prof. Dr. Ilmi Hoxha.

Kohëzgjatja e projektit është 6 muaj.

Fotot e lajmit

tp-bottom