
UFAGJ merr pjesë në Panairin e Universiteteve 2025 në Prishtinë dhe Shkup
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mori pjesë në Panairin dyditor të Universiteteve 2025, të organizuar nga Kolegji "Mehmet Akif" dhe "International School of Kosovo", i cili po mbahet në dy qytete: Prishtinë dhe Shkup.
Gjatë këtij aktiviteti, Universiteti prezantoi ofertën akademike për vitin e ardhshëm, duke u fokusuar veçanërisht në programet e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara. Vëmendje e veçantë iu kushtua programit më të ri: Informatikë Inxhinierike, që ofron mundësi të avancuara për studentët e apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.
Panairi kishte për qëllim promovimin e programeve universitare për gjeneratat e reja të studentëve, dhe u karakterizua nga një pjesëmarrje e madhe e vizitorëve, përfshirë nxënës të shkollave të mesme të interesuar për të ardhmen e tyre akademike.
Universiteti u përfaqësua nga znj. Tringa Kozniku, përfaqësuese e Zyrës për Informim, si dhe znj. Kaltrina Duraku, zyrtare për marrëdhënie me Alumni-n.
Pas ditës së parë në Prishtinë, panairi do të vazhdojë në ditën e dytë në qytetin e Shkupit, ku Universiteti “Fehmi Agani” do të vazhdojë të prezantojë mundësitë që ofron për studentët e rinj.