Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka mbajtur punëtorinë për hartimin e Planit të Strategjik për Barazi Gjinore
Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë ka zhvilluar punëtorinë për përgatitjen e Planit Strategjik dhe të Veprimit për Barazi Gjinore (2025-2028), i mbështetur nga projekti HEI'25. Në këtë takim morën pjesë: Rektori i UFAGJ-së, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, anëtarët e grupit punues: Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi – Kryesues, Nita Sina Pruthi – anëtare, Bujar Nura – anëtar dhe Arizona Syla – studente. Në punëtori ishin të pranishëm edhe zyrtar nga zyra e financave të UFAGJ-së dhe përfaqësues nga projekti HEI'25.
Rektori, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, uroi pjesëmarrësit dhe shprehu mirënjohje për angazhimin e tyre në përgatitjen e këtij dokumenti. Nga ana tjetër, kryesuesi i grupit për hartimin e PVBGJ-së, Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, vuri në dukje se është realizuar një punë e rëndësishme dhe përkushtimi do të vazhdojë, me qëllim që të krijohet një plan i qëndrueshëm dhe i zbatueshëm në praktikë.
Edita Buçinca, menaxhere e projektit HEI'25, nënvizoi mbështetjen që ky projekt i ofron institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, veçanërisht mbështetjen e dhënë për UFAGJ-në, në mënyrë që të ketë qëndrueshmëri. Kurse, punëtoria u drejtua nga ekspertja Prof. Albana Rexha, ku u zhvilluan diskutime rreth profilit të PVBGJ-së, miratimit të objektivave, aktiviteteve dhe finalizimit të planit të veprimit, i cili do të dal pastaj në diskutim publik.
Ky aktivitet është vazhdimësi e iniciativave që UFAGJ-ja synon t’i përmbushë sipas planit vjetor të punës, duke finalizuar një dokument që ka për qëllim promovimin dhe forcimin e vlerave të barazisë gjinore, në përputhje me Statutin e Universitetit, kuadrin ligjor të Republikës së Kosovës, si dhe standardet evropiane.