Përfaqësuesit e UFAGJ marrin pjesë në Samitin e 9-të Ndërkombëtar Ekonomik të Ballkanit

Përfaqësuesit e UFAGJ marrin pjesë në Samitin e 9-të Ndërkombëtar Ekonomik të Ballkanit

Samiti i 9-të Ndërkombëtar Ekonomik i Ballkanit, i organizuar këtë vit nga Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Rumelisë (RUMELİSİAD), u mbajt në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik rajonal në Ballkan.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në këtë forum prestigjioz u përfaqësua nga Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku dhe Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi. Pjesëmarrja e tyre theksoi përkushtimin e universitetit për të nxitur bashkëpunimin e universitetit me ndërmarrësinë.

Në një takim të veçantë të mbajtur gjatë samitit, Rektori Bunjaku dhe Prorektorja Tyfekçi u takuan me drejtuesit e RUMELİSİAD për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes RUMELİSİAD dhe Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Diskutimet përfunduan me një marrëveshje për të hartuar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) që do të përcaktojë modalitetet e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Gjithashtu, u ra dakord që RUMELİSİAD, së bashku me sipërmarrës të mundshëm, të vizitojë së shpejti Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Kjo vizitë do të ofrojë një platformë për të eksploruar dhe prezantuar mundësitë e investimit në qytetin e Gjakovës dhe rajonin përreth, duke forcuar vizionin e përbashkët për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim ndërkufitar.

UFAGJ mbetet i përkushtuar për të forcuar lidhjet me ndermarrësinë, duke mbështetur iniciativa që nxisin inovacionin, bashkëpunimin dhe prosperitetin rajonal.

Fotot e lajmit

tp-bottom