Rektori Bunjaku priti në takim Drejtorin nga Jakova Innovation Center

Rektori Bunjaku priti në takim Drejtorin nga Jakova Innovation Center

Gjakovë, 07 Prill 2025

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku sot priti në takim Drejtorin ekzekutiv nga Jakova Innovation Center z. Fatos Axhemi. Në kuadër të këtij takimi u diskutua rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të Universitetit dhe Jakova Innovation Center për ndërmarrjet sociale, shkëmbimit të përvojave, kontributit që JIC mund të jap në ngritjen e kapaciteteve për stafin akademik dhe studentët, si dhe për zhvillimin e përbashkët të aktiviteteve me karakter social në të ardhmen.

Në fjalën e tij, Rektori Bunjaku prezantoi të arriturat e Universitetit, mundësitë e bashkëpunimit, dhe nevojat për projekte të reja, sidomos në sfondin social, industrial dhe atë të komunitetit. Ndërsa, z. Axhemi theksoi rolin dhe rëndësinë që kanë si qendër e inovacionit, projektet aktuale dhe mundësinë e prioritizimit të bashkëpunimit në projekte të rëndësishme, të cilat do të ngritin UFAGJ-në në nivele tjera.

Në kuadër të këtij takimi, të pranishëm ishin edhe: Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, U.d. Sekretarja e përgjithshme e UFAGJ-së Nita Sina Pruthi dhe Zyrtari për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte z. Bujar Nura.

Ky takim, është vazhdimësi e takimeve të Rektorit Bunjaku me institucione, organizata dhe palë të tjera me qëllim të bashkëpunimit dhe avancimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. 

tp-bottom