Rektori Bunjaku priti në takim përfaqësuesin nga GIZ për iniciativën "Crosscience"

Rektori Bunjaku priti në takim përfaqësuesin nga GIZ për iniciativën "Crosscience"

Gjakovë, 07 Prill 2025

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, u realizua takimi në mes Rektorit të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku dhe përfaqësuesit të ITP-së, Z. Visar Haxhifazliu, në të cilin u diskutua rreth iniciativës së përbashkët “Crosscience” dhe bashkëpunimeve të shumta me Fakultetin e Shkencave Aplikative.

Rektori Bunjaku shprehu gatishmërinë e plotë të Universitetit për të mbështetur këtë konsorcium dhe për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, veçanërisht ndërmjet UFAGj dhe ITP Prizren, i cili do të shërbejë si një qendër regjionale e inovacionit dhe bashkëpunimit akademik.

Në kuadër të bashkëpunimit, studentët e UFAGJ kanë qenë pjesëmarrës të rregullt në Festivalin e Shkathtësive Digjitale, që është mbajtur për dy vite me radhë. Edhe këtë vit, festivali do të mbahet më 23 maj 2025 në ITP Prizren dhe do të bashkëorganizohet si pjesë e konsorciumit “Crosscience”. Së shpejti do të shpallen më shumë detaje për këtë ngjarje të rëndësishme që do të mundësojë zhvillimin e aftësive dhe inovacionit për studentët dhe profesionistët e rinj.


 

Fotot e lajmit

tp-bottom