Këshilli për Shkencë
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë përkushtohet për krijimin e kushteve të përshtatshme për kërkime shkencore dhe veprimtari hulumtuese, për të ndihmuar stafin akademik që të arrijë rezultate konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Andaj, me qëllim të realizimit të kërkimeve shkencore dhe punës hulumtuese në përputhje me obligimet që dalin nga dokumentet strategjike të UFAGJ-së, veprimtaria kërkimore-shkencore organizohet nga akterë të ndryshëm të UFAGJ-së.
Këshilli për Shkencë, si pjesë shumë e rëndësishme e realizimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore, i themeluar me vendim të Senatit, është përgjegjës për shqyrtimin dhe vlerësimin e dokumentacionit të kandidatëve për mbështetje financiare për publikim të punimeve shkencore në revista ndërkombëtare, sipas Rregullores për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore. Po ashtu, shqyrton dhe bën vlerësimin e dokumentacionit të kandidatëve për mbështetje financiare për pjesëmarrje në konferenca, kongrese dhe simpoziume shkencore ndërkombëtare. Njëherësh, bën përzgjedhjen e fituesit të çmimit "Hulumtuesi i vitit".
Këshilli për Shkencë përbëhet nga:
- Prorektori për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore;
- Koordinatori për Kërkime Shkencore dhe Menaxhimin e Projekteve;
- Nga një përfaqësues nga stafi akademik për secilën njësi akademike;
- Një përfaqësues nga administrata (i propozuar nga Rektori në konsultim me Sekretarin e Universitetit);
- Një përfaqësues i Zyrës për Sigurim të Cilësisë (ex-officio, pa të drejtë vote).
Puna kërkimore-shkencore e fakulteteve është prioritet për zhvillimin e universitetit në të ardhmen, ku rëndësi e veçantë do t’i kushtohet rritjes së numrit të publikimeve në revista shkencore ndërkombëtare, aftësimit të personelit për hartimin e projekt-propozimeve për punë kërkimore dhe për lidhjen e partneritetit me institucionet e tjera, si dhe rritjes së bashkëpunimit institucional ndërkombëtar në fushën e kërkimeve.
Në bazë të Rregullores për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore, stafi akademik i universitetit është i obliguar të bëjë kërkime shkencore dhe punë hulumtuese në përputhje me aftësitë e tij profesionale dhe obligimet që dalin nga dokumentet strategjike të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Anëtarët e Këshillit:
- Prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari – Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Kryesuese
- Prof. Dr. Ilmi Hoxha – Profesor, Anëtar
- Prof. Ass. Dr. Shemsi Haziri – Profesor, Anëtar
- Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi – Profesor, Anëtar
- Ass. Hana Domi – Asistente, Anëtare
- M.Sc. Abedin Sadrija – Udhëheqës i Zyrës për Çështje Akademike, Anëtar
- Qendresa Bardhoshi – Përfaqësuese e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë (ex-officio, pa të drejtë vote)