Rreth nesh

Deklarata e vizionit të Fakultetit të Edukimit

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe përgatitja e mësuesve me bazat e profesionit të mësuesisë dhe zhvillimin e zbatimin e kurrikulave të lëndëve, në funksion të realizmit të një edukimi dhe formimi sa më të mirë të brezit të ri, në shërbim të qëllimeve të arsimit në shkallë vendi.

Duke kombinuar teorinë me praktikën dhe kërkimin shkencor, studentët aftësohen për të qenë mësues të aftë për të transmetuar njohuritë e specialitetit të tyre, në mënyrë të përshtatshme e të vlefshme për nxënësit, nëpërmjet metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies.

Dy prej qëllimeve kryesore të aktivitetit të fakultetit janë: mësimdhënia dhe studimet. Aktiviteti  mësimdhënës bazohet në një program  bashkëkohor, i cili bën të mundur  përgatitjen cilësore të studentëve në profesionet përkatëse. Aktiviteti shkencor është i karakterit të aplikueshëm dhe përqendrohet në studimet sociale, që janë me interes për shoqërinë dhe më gjerë.

Ndërsa, misioni i Fakultetit të Edukimit është:

Misioni i Fakultetit të Edukimit është përgatitja e studenteve të kualifikuar në shkencat e edukimit dhe fushave të ngjashme me to. Metodat arsimore me të cilat operojmë kanë në thelb vlerat universale si edhe mbështetja e kërkimit shkencor. Këto metoda vënë në jetë ide dhe projekte, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe mbarë shoqërisë.

Pjesë e rëndësishëm e misionit të Fakultetit të Edukimit është të ndihmoj studentët në zhvillimin e njohurive, aftësive dhe dispozitave të nevojshme për t’u bërë mësues efektive dhe të kujdesshëm në një shoqëri që është gjithnjë në ndryshim.

Po ashtu mision tjetër i Fakultetit te Edukimit është, Edukimi i profesionistëve të kualifikuar të cilët do të jenë në gjendje të ushtrojnë profesionin e tyre të ardhshëm dhe të ndjekin më tej interesat e tyre akademike. Kjo është në përputhje të plotë me misionin e Universitetit të Gjakovës Fehmi Agani.

Rëndësia e programit rrjedh nga realiteti i sapokrijuar në Kosovë. Fakulteti i Edukimit gërsheton teorinë me praktikën në kushte dhe mundësi bashkëkohore, për një përgatitje sa me efikase të studentëve. Vizioni ynë është të përgatisë studentë të cilët janë të gatshëm për tu përfshirë në tregun e punës por njëkohësisht të përcjellim tek ata vlera për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme.

 Ne besojmë se ndërmjet studentëve tanë mund të përcjellim tek të gjithë nxënësit vlerat e një shoqërie të edukuar në mënyrë bashkëkohore.

Ne synojmë që studentët tanë të jenë dhe ata nxënës të përjetshëm në kërkim të vazhdueshëm të zhvillimit dhe edukimit. Fakulteti nxit tek studentët dashurinë dhe respektin ndaj vendit të tyre, duke u mbështetur në baza të etikës profesionale, vlerave universale, si edhe përftimin e një kulture të gjerë pluraliste në mënyrën e mendimit dhe konceptimit të situatave.

Për të përmbushur misionin janë përcaktuar këto objektiva të Fakultetit

  • t‘u japë të diplomuarve  arsimim dhe trajnim të mëtejshëm profesional në fushën e mësimdhënies;
  • Krijimin e një përvoje paraprake përmes mësimit praktik, mbi procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies;
  •  Menaxhimin e suksesshëm të klasës;
  •  Marrjen e një roli aktiv në ngritjen e cilësisë së të nxënit tek nxënësit në shkolla;
  •  Krijimin e një klime pozitive në klasë dhe organizimin e mësimit përmes formave të llojllojshme;
  •  Krijimin e raporteve profesionale me mësimdhënësit, drejtorët dhe prindërit;
  •  Ndërlidhjen e informacioneve teorike me punën praktike me nxënësit në shkolla, me fëmijët e grupmoshave përkatëse;
  •  Në aplikimin e parimeve inkluzive në procesin edukativo arsimor;
  • Ushtrimin e profesionit të mësimdhënësit bazuar në parimet bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerave universale demokratike, etj
tp-bottom