Ftesë për studentët: Sfidë “MAKE AI THON” për prototipe funksionale me AI

Ftesë për studentët: Sfidë “MAKE AI THON” për prototipe funksionale me AI

BONEVET Gjakova në bashkëpunim me IPKO fton studentët të bëhen pjesë e MAKE_AI_THON, një sfidë dy-ditore inovative ku idetë shndërrohen në prototipe funksionale të bazuara në Inteligjencë Artificiale.

Ky hackathon është një përvojë intensive dhe praktike që sfidon sudentët të eksplorojnë kufijtë e AI-së përmes ndërtimit, testimit dhe zhvillimit të zgjidhjeve reale me mjete moderne teknologjike.

Gjatë aktivitetit, studentët do të:

  • Punojnë në ekipe mbi projekte inovative të bazuara në Inteligjencë Artificiale;
  • Eksplorojnë raste reale të përdorimit të AI-së në kontekste praktike;
  • Zhvillojnë dhe testojnë prototipe funksionale;
  • Shkëmbejnë ide dhe përvoja me pjesëmarrës të tjerë në një ambient bashkëpunues.
     

Nëse jeni student/e me interes për teknologji, inovacion dhe Inteligjencë Artificiale, dhe dëshironi të fitoni përvojë praktike në një ambient bashkëpunues, ky është shansi juaj.

Linku për aplikim:  https://forms.gle/gL5HNiMpBXuwHZH1A 

tp-bottom