Dita qendrore informuese Erasmus+ për studentët

Dita qendrore informuese Erasmus+ për studentët

Je student/e dhe po mendon për një përvojë studimi jashtë vendit? 
Atëherë kjo ngjarje është për ty!


Të ftojmë në Ditën Qendrore Informuese, ku do të kesh mundësinë të informohesh rreth:

  • Shkëmbimeve semestrale
  • Bursave të plota Master
  • Kritereve të aplikimit dhe hapave praktik
     

Pjesë e veçantë e sesionit do të jetë edhe shkëmbimi i përvojave nga përfituesit e Programit, të cilët do të ndajnë rrugëtimin dhe këshillat e tyre personale.

 

Data: 22 dhjetor 2025

Ora: 11:00

Vendi: Europe House (rr. UÇK, Prishtinë)

Vëmendje: Për shkak të hapësirës së limituar, ju lutemi që të konfirmoni pjesëmarrjen duke dërguar email në: [email protected]

Ju mirëpresim!

 

Fotot e lajmit

tp-bottom