
UFAGj pjesë e vizitës studimore të BEWBU në Universitetin e Leon, Spanjë
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë u përfaqësua nga Prof. Nazli Tyfekçi dhe Prof. Elsa Vula në Workshop-in i mbajtur nga 7–10 tetor 2025 në Universitetin e León-it, Spanjë, në kuadër të projektit Erasmus+ BEWBU (Blended Education in Western Balkans Universities).
Gjatë aktivitetit u zhvilluan trajnime dhe punëtori mbi arsimin e përzier (blended learning), mësimdhënien gjithëpërfshirëse, si dhe përdorimin e mjeteve digjitale në procesin mësimor. Përfaqësueset e UFAGJ-së morën pjesë aktive në sesione bashkëpunuese dhe shkëmbim përvojash me kolegë nga universitete të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.
Ky angazhim pasqyron përkushtimin e universitetit për përmirësimin e praktikave bashkëkohore të mësimdhënies, si synim i vizionit të UFAGj-së, dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në arsimin e lartë.
Projekti BEWBU, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+ CBHE, synon modernizimin dhe forcimin e kapaciteteve të universiteteve të Ballkanit Perëndimor në qasjen e arsimit të përzier.