
Thirrje për bursa nga OJQ Toka
Bursa “Lulëzojnë” përfshin mbështetje financiare deri në 1,000 euro (duke përfshirë taksat në të ardhura) për studentët e nivelit Bachelor, dhe mundësinë për t’u bërë pjesë e një komuniteti frymëzues të të rinjve të angazhuar.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Bursa është e dedikuar për të rinj 18+ vjeç që:
Janë të regjistruar (apo do të regjistrohen në tetor 2025) në studime universitare të nivelit Bachelor (në Kosovë apo jashtë Kosovës);
Kanë angazhim të dëshmuar në komunitet;
Vijnë nga grupe të margjinalizuara (vajza, të rinj nga zona rurale, me të ardhura të ulëta, studentë të brezit të parë, etj.);
Kanë sukses të kënaqshëm akademik (nota mesatare mbi 4.0 në shkollë të mesme ose mbi 8.0 në universitet);
Janë të motivuar për të kontribuar në komunitetin e tyre.
Prioritet do t’u jepet studentëve të vitit të parë në Bachelor në universitete publike!
PËR ÇKA MUND TË PËRDORET BURSA?
Pagesa të semestrit
Qira dhe banim
Ushqim dhe transport
Librat dhe pajisje shkollore
Teknologji (laptopë, internet, etj)
Kujdes shëndetësor dhe psikologjik, etj
Mbështetje shtesë (opsionale) me produkte të dhuruara (si laptopë, bileta transporti, libra).
Mundësi për punë praktike (opsionale) në organizata apo kompani që lidhen me fushën e studimeve.
Promovim në rrjetet e TOKA-s për të rritur ndikimin dhe frymëzimin.
Thirrja është e hapur deri më 15 gusht 2025, ora 23:59, dhe përfituesit e bursës do të përdorin mbështetjen gjatë vitit të ri akademik (tetor 2025-qershor 2026).