
Punëtori për Edukimin Parashkollor në kuadër të projektit TAKE
Më datë 3 maj 2025, në ambientet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, u mbajt një punëtori njëditore me tematikë të fokusuar në zhvillimin profesional të edukatorëve të arsimit parashkollor, në kuadër të projektit TAKE (Together Advancing Kosovo’s Training and Employment within the Education Sector), i mbështetur nga Caritas Switzerland/Kosovo.
Punëtoria u udhëhoq nga Prof. asoc. dr. Ruzhdi Kadrija dhe kishte për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të pjesëmarrësve në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve edukative me fëmijët e moshës parashkollore. Gjatë ditës u trajtuan temat si: rëndësia e rregullave në klasë, roli i aktiviteteve edukative, planifikimi i aktiviteteve me fëmijë, si dhe të mësuarit përmes lojës.
Në përfundim të punëtorisë, pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në aktivitete praktike dhe interaktive, të cilat synojnë përmirësimin e praktikave të përditshme në institucionet parashkollore.