Mbahet trajnimi një ditor “Sfidat Gjatë Punës me Fëmijë në Edukimin e Hershëm”

Mbahet trajnimi një ditor “Sfidat Gjatë Punës me Fëmijë në Edukimin e Hershëm”

Në kuadër të aktiviteteve vullnetare dhe kontributit për shoqërinë, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë është mbajtur një trajnim një ditor “Sfidat Gjatë Punës me Fëmijë në Edukimin e Hershëm”  me 20  edukatore të kopshtit ‘Zgjimi” nën udhëheqjen e drejtoreshës  Zj. Mimoza Bytyqi

Gjatë këtij trajnimi edukatorët patën rastin t’i prezantojnë sfidat dhe vështirësitë e tyre gjatë punës me fëmijë përmes një bisede interaktive dhe mjaft produktive njëherit duke shkëmbyer njohuri dhe strategji  efikase të punës me fëmijë të moshës së hershme.

Trajnimi u mbajt nga Ass. Emirëjeta Kumnova Hoxha. 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom