Prof. Asoc. Dr. Laura Naka morri pjesë si staf mësimdhënës në programin e mobilitetit COMMO VII – ERASMUS + KA171, në Universitetin e Salentos në Lecce, Itali

Prof. Asoc. Dr. Laura Naka morri pjesë si staf mësimdhënës në programin e mobilitetit COMMO VII – ERASMUS + KA171, në Universitetin e Salentos në Lecce, Itali

Gjatë periudhës 15-19 Prill, Prof. Laura Naka prezantoi ligjërata me focus në rëndësinë e anglishtes si gjuhë e huaj dhe rolin e saj në edukimin e vazhdueshëm të studentëve dhe strategjitë e mësimdhënies që ndihmojnë në përmirësimin e nxënies së gjuhës angleze tek studentët. Ligjëratat u mbajtën në prani të studentëve dhe stafit akademik Monica Genesin, profesoreshë e Studimeve Shqiptare dhe koordinatore për Ndërkombëtarizim në Departamentin e Shkencave Humane; Paola Leone, profesoreshë e mësimdhënies së gjuhëve të huaja; Pietro Iaia, profesor i gjuhës angleze dhe koordinator për orientim në Departamentin e Shkencave Humane dhe Thomas Christiansen, profesor i gjuhës angleze.

Ligjëratat e titulluara: Ndërrimi i kodit gjuhësor i mësimdhënësve dhe studentëve nga L1 në L2 dhe anasjelltas në orën e gjuhës angleze, Udhëzime të diferencuara: "Does one size fits all " dhe Portofolio si një mjet që promovon mësimin, zgjuan interes dhe nxitën debat ndër studentët e pranishëm.

E një rëndësie të vecantë ishte gjithashtu vizita e bibliotekës dhe Muzeut Arkeologjik në Qendrën Studium 2000. Në këtë lokacion ndodhen edhe selitë e departamenteve të Shkencave Humane të Universitetit të Salentos. Gjatë qëndrimit të saj, Prof. Laura Naka takoi edhe kolegët e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore: Flavia Frisone, profesoreshë e Historisë së Lashtë Greke, Rita Auriemma dhe Milena Primavera, profesoresha të Arkeologjisë në këtë departament.

Fotot e lajmit

tp-bottom