Në UFAGJ, Fakultetin e Edukimt mbahet trajnimi i dytë për prindër - Projektit TAKE

Në UFAGJ, Fakultetin e Edukimt mbahet trajnimi i dytë për prindër - Projektit TAKE

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, Fakultetin e Edukimit në Gjakovë, në kuadër të projekti TAKE “Together Advancing Kosovo’s Training and Employment within the Education Sector” u mbajt trajnimi i dytë  për prindërit e fëmijëve të institucioneve parashkollore nga Prof.Asoc.Dr.Ilmi Hoxha me temë “Përdorimi i mjeteve që na rrethojnë për të zhvilluar lojëra matematikore me fëmijët”.

Ky projekt synon të sigurojë ofrimin e  edukimit të hershëm cilësor për fëmijët, të fuqizojë profesionistët e angazhuar në zhvillimin e fëmijëve dhe të fuqizojë edukatorët e rinj dhe ata në shërbim përmes ngritjes së kapaciteteve monitoruese dhe praktike të tyre.

Projekti financohet nga Qeveria, Principata e Lihtenshtajnit, realizohet nga Caritasi Zviceran (CACH) në Kosovë dhe implementohet nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës me përfshirjen e të gjitha Fakulteteve të Edukimit në Universitetet publike në Kosovë.

Broshura

Fotot e lajmit

tp-bottom