Mësimdhënësit dhe studentët e Fakultetit të Edukimit shënojnë ditën ndërkombëtare të fëmijëve me Sindrom Down
Për nder të ditës ndërkombëtare të fëmijëve me Sindrom Down, studentët e Fakultetit të Edukimit -Programi Fillor, nën udhëheqjen e Ass.Ma. Zamira Gashi Shatri, PhD cand., Prof. Ass. Venera Vala- Këndusi, Prof. Asoc. Behxhet Gaxhiqi dhe Ass. Ma. Jetmir Durmishi PhD.cand. vizituan nxënësit me nevoja të veҁanta të cilët vijojnë mësimin në klasën e bashkëngjitur të SHFMU “Zekeria Rexha” në Gjakovë. Të pranishëm ishin edhe drejtori, zëvendësdrejtori dhe mësueset të cilët i falenderojmë për bashkëpunimin dhe mirëpritjen. Aktivitetet e tilla do ti vazhdojmë sa më shumë që ti vijmë në ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta.