Mbahet punëtoria “Rëndësia e edukimit seksual gjatë shkollimit fillor”, me studentët e Fakultetit të Edukimit në UFAGj
Qendra Universitare për Këshillime Psiko-Sociale e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, të hënën, zhvilloi trajnim me studentët e Fakultetit të Edukimit me temën “Rëndësia e edukimit seksual gjatë shkollimit fillor”, i udhëhequr nga Ass. Emirëjeta Kumnova dhe Prof.Ass.Dr. Edita Haxhijaha.
Qëllimi i këtij trajnimi është njohja me rëndësinë e edukimit seksual gjatë shkollës fillore nga ana e studentëve, rëndësia e qasjes së duhur psiko-sociale, si dhe prezantimi i metodave dhe strategjive pedagogjike gjatë trajnimit të temave në kuadër të edukimit seksual.
Udhëheqësja e Qendrës Universitare për Këshillime Psiko-Sociale, Ass. Emirëjeta Kumnova dhe Prof. Ass. Dr. Edita Haxhijaha, thanë se ky trajnim do të ofrojë mundësi për ngritje profesionale të studentëve dhe do të kontribuojë në parandalimin dhe krijimin e hapësirave më të sigurta për nxënës në shkolla.
Përgjatë punëtorisë, studentët diskutuan për çështjet që u trajtuan dhe patën mundësinë të bëjnë pyetje për temën.
Në fund të punëtorisë, studentët u pajisen me certifikatë për pjesëmarrje në punëtorinë “Rëndësia e edukimit seksual gjatë shkollimit fillor”.