Punëtori mbi Mirëqenien dhe Menaxhimin e Stresit për Stafin Akademik dhe Administrativ të UFAGJ-së
Qendra Universitare për Këshillime Psiko-sociale organizon punëtorinë me temën:
“Mirëqenia, menaxhimi i stresit dhe vetëkujdesi”.
Kjo punëtori është e dedikuar për stafin akademik dhe administrativ të UFAGJ-së.
Trajnimi do të mbahet më 29 prill 2026, duke filluar nga ora 13:00, në sallën nr. 9 në Fakultetin e Edukimit, dhe do të udhëhiqet nga Emirëjeta Kumnova, asistente e rregullt në Fakultetin e Edukimit.
Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë aktivitet.
Ju mirëpresim!