UFAGJ dhe Ambasada Gjermane diskutojnë mundësitë për partneritete të reja akademike

UFAGJ dhe Ambasada Gjermane diskutojnë mundësitë për partneritete të reja akademike

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, së bashku me përfaqësues të Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, zhvilloi një takim të rëndësishëm me përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Kosovë. Në këtë takim morën pjesë udhëheqësja për Kulturë, Shtyp dhe Komunikim, znj. Cataina Heine, si dhe ligjëruesi i bursave të DAAD-it, Adrian Ramabaja.

Fokus i veçantë i takimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë. Palët diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe institucioneve të arsimit të lartë në Gjermani, duke synuar krijimin e mundësive të reja për shkëmbime akademike, projekte të përbashkëta dhe zhvillim institucional.

Gjatë takimit, Rektori Bunjaku i informoi të pranishmit për zhvillimet e fundit në universitet, avancimin e programeve studimore si dhe përkushtimin e institucionit në ngritjen e cilësisë në arsim dhe kërkim shkencor.

Nga ana tjetër, Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare prezantoi aktivitetet dhe arritjet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke theksuar rritjen e numrit të partneriteteve dhe shkëmbimeve të stafit dhe studentëve.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar dialogun dhe për të konkretizuar iniciativat e përbashkëta në të ardhmen, duke e vlerësuar këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Fotot e lajmit

tp-bottom