Konkurs për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime

Konkurs për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime

Senati i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, duke u mbështetur në kompetencat e përcaktuara në nenin 173, paragrafi 4 të Statutit të Universitetit, si dhe në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe Rregulloren nr. 04/1118 të datës 30.06.2021 për procedurat vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm, mbledhjen e organizuar më 13.02.2026, vendosi të shpall:

Konkurs

për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në bazë të nevojave të njësive akademike të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë për semestrin veror të vitit akademik 2025/2026.

Konkursi mbetet i hapur 8 (tetë) ditë nga dita e publikimit, respektivisht prej datës 16.02.2026 deri më datën 23.02.2026 në ora 15:30.

 

tp-bottom