Ekspozitë e Punimeve Kreative në Kuadër të Lëndës Arti Figurativ me Metodologji

Ekspozitë e Punimeve Kreative në Kuadër të Lëndës Arti Figurativ me Metodologji

Me 14.01.26, u mbajt Ekspozita e Punimeve Kreative në kuadër të lëndës Arti figurativ me metodologji-Programi Edukimi Fillor, e cila pasqyron angazhimin akademik, përkushtimin dhe kreativitetin e studentëve gjatë procesit mësimor.

Ekspozita është rezultat i një pune të strukturuar pedagogjike dhe i aplikimit të qasjeve metodologjike bashkëkohore në fushën e edukimit artistik. Punimet e paraqitura reflektojnë ndërthurjen e teorisë me praktikën, duke demonstruar rëndësinë e artit figurativ si mjet edukativ në nxitjen e zhvillimit krijues të fëmijëve dhe pasurimin e procesit të të nxënit.

Një falënderim i veçantë i drejtohet bartëses së lëndës, Prof. Ass. Mr. Mimoza Kurshumlia, për udhëzimin profesional, mbështetjen akademike dhe kontributin e vazhdueshëm në realizimin e kësaj ekspozite.

Ky aktivitet shërben si një shembull i mirë i praktikave bashkëkohore mësimdhënëse dhe si një platformë frymëzimi për studentët, duke theksuar rëndësinë e edukimit cilësor dhe kreativ në formimin profesional.

Fotot e lajmit

tp-bottom