Fakulteti i Edukimit në Mbështetje të 16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore

Fakulteti i Edukimit në Mbështetje të 16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore

 

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Fakulteti i Edukimit ka organizuar një ligjëratë të hapur sensibilizuese, me qëllim rritjes dhe ndërgjegjësimit poashtu krijimin e hapësirës për diskutim mbi parandalimin e dhunës dhe promovimin e barazisë gjinore.

Në këtë ngjarje të pranishëm ishin tre folës të respektuar:
• Veprore Shehu – Drejtoreshë e Qendrës Medica Kosova, një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtjen dhe fuqizimin e grave të mbijetuara të dhunës.
• Prof. Dr. Behxhet Gaxhiqi – Akademik dhe profesor universitar, i cili do të sjellë perspektivën shkencore dhe sociale lidhur me sfidat e shoqërisë sonë ndaj dhunës me bazë gjinore.
• Ass. Mr. Emirjeta Kumnova – Ligjëruese në Fakultetin e Edukimit dhe psikologe e angazhuar në zhvillimin e politikave arsimore dhe edukimin për barazi.

Kjo ligjëratë ka për qëllim të frymëzojë studentët, komunitetin akademik dhe qytetarët që të bëhen pjesë aktive e ndryshimit, duke promovuar një kulturë të respektit, sigurisë dhe barazisë për të gjithë.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom