Prof.Dr. Ilir Kelmendi

Prof.Dr. Ilir Kelmendi

Dekan

Mesazhi i dekanit
Mirësevini në web-faqen e Fakultetit të Edukimit në Universitetin "Fehmi Agani".

Si dekan, kam privilegjin dhe nderin të udhëheq Fakultetetin e Edukimit qe është vazhdimësi e Shkollës së Lartë Pedagogjike. Në Fakultetin e Edukimit, ne jemi të fokusuar qe të ofrojmë cilësine me të lartë të arsimit për të siguruar që të gjithë studentët dhe të diplomuarit janë të aftë të kontribuojnë në fushën e tyre dhe si rrjedhojë të forcojnë komunitetet ku ata jetojnë dhe punojnë.
Programet e ofruara ne Fakultetin e Edukimit si programe akademike me cilësi të lartë përgadisin studentet për të bërë ndryshime në klasën, shkollën apo organizaten ku do të punojnë dhe veprojnë. Stafi ynë i përkushtuar është mbështetja kryesore në procesin e zhvillimit intelektual e profesional të studenteve. 
Ne jemi poashtu të fokusuar në zhvillimin e metëjshëm të Fakultetit të Edukimit, duke shërbyer vazhdimisht në aktivitete, programe, punë kërkimore, partneritete të reja që ndihmojnë në përmirësimin e vizionit tonë. 
Është privilegji ynë si Fakultet i Edukimit që të kontribuojmë në përmbushjen e misionit për një arsimin më të mire në një botë komplekse.
Është poashtu, privilegji ynë që kontribuojmë në krijimin e gjeneratave të reja të mësuesve që vazhdojnë bartjen e njohurive tek gjeneratat e ardhshme.
Ju ftoj që të vazhdoni eksplorimin në faqen tone të internetit për t’u informuar rreth historikut të Fakultetit të Edukimit, rreth programeve tona, rreth stafit akademik.


Sinqerisht,
Prof.Dr.Ilir Kelmendi
Dekan, Fakulteti i Edukimit

tp-bottom