U zhvillua vizita pas-akredituese për dy programe studimore të Fakultetit të Mjekësisë
Më 9 qershor 2026, Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, mirëpriti panelin e ekspertëve në kuadër të vizitës pas-akredituese për programet Menaxhimi Shëndetësor (MA) dhe Shëndeti Publik (BSc).
Vizita kishte për qëllim vlerësimin e progresit të arritur në zbatimin e rekomandimeve të dhëna gjatë procesit të akreditimit, si dhe shqyrtimin e zhvillimeve dhe përmirësimeve të realizuara në këto programe studimore. Në kuadër të agjendës së vizitës, paneli i ekspertëve zhvilloi takime me menaxhmentin e fakultetit, stafin akademik dhe studentët.
Gjatë takimeve u diskutua mbi ecurinë e programeve, masat e ndërmarra për avancimin e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të fakultetit për përmbushjen e standardeve të cilësisë në arsimin e lartë.
Fakulteti i Mjekësisë shpreh mirënjohjen e tij për panelin e ekspertëve si dhe falënderon stafin akademik, studentët dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, kontributin dhe bashkëpunimin e treguar në realizimin me sukses të kësaj vizite.