Gjuha e urrejtje: Demokracia dhe të rinjtë

Gjuha e urrejtje: Demokracia dhe të rinjtë

Projekti i financuar nga MASHT

Kohëzgjatja:  12 muaj (Prill 2024 - prill 2026)

Financimi: Mobilitetet dhe publikimi i rezultateve

 

Debatet rreth mënyrës se si të pajtohen vlerat konkurruese të shprehjes së lirë dhe mosdiskriminimit, me të cilat ballafaqohen gjykatat, legjislaturat dhe publiku, kanë lindur rreth një shekull më parë. Sot, Demokracitë kanë ndryshuar në qasjet e tyre filozofike ndaj këtyre pyetjeve, pasi teknologjitë e komunikimit kanë ngritur sfida teknike të monitorimit dhe reagimit ndaj dezinformacionit të rrezikshëm.

Për të parandaluar dhe luftuar përhapjen e gjuhës së paligjshme të urrejtjes në internet, në maj 2016, Komisioni Evropian ra dakord me Facebook, Microsoft, Twitter dhe YouTube për një “Kod sjelljeje për të luftuar gjuhën e paligjshme të urrejtjes në internet” për të ndihmuar përdoruesit që të denoncojnë gjuhën e paligjshme të urrejtjes në këto platforma sociale, të përmirësojë mbështetjen për shoqërinë civile si dhe koordinimin me autoritetet kombëtare. Instagram, Google+, Snapchat, njoftuan synimin për t'u bashkuar me Kodin e Sjelljes në 2019 si dhe Aktin për IA (Artificial Inteligent Act) i aprovuar nga BE ne vitin 2024.

 

Qëllimi dhe objektiva

Qëllimi kryesor i projektit është të luftojë nëpërmjet sensibilizimit/edukimit tek studentët universitar dhe jo vetëm përhapjen e gjuhës së urrejtjes me qëllim parandalimin e racizmit në internet dhe ksenofobinë. Projekti synon të kontribuojw në luftën kundër racizmit, ksenofobisë dhe formave të tjera të intolerancës të përhapura përmes gjuhës së urrejtjes në internet.

Projekti synon të luftojë gjuhën e urrejtjes, dhe format e tjera të intolerancës përmes përmirësimit të edukimit mediatik të të rinjve dhe zhvillimit të një fushate kundër-narrative.

Fushata do të jetë rezultat i një monitorimi të thellë sistematik sasior dhe cilësor të një përzgjedhjeje të mediave, rrjeteve sociale dhe faqeve të internetit në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Arritjet e pritshme dhe përfitimet:

 

  • Ndërgjegjësim më i madh tek studentët dhe një angazhim më aktiv në çështjet sociale.
  • Të forcojë të menduarit kritik tek studentët.
  • Forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë përmes rritjes së kontakteve.
  • Projekti ndikon në minimizimin mes të rinjve të fenomenit të gjuhës së urrejtjeve.
  • Projekti ndikon në rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor.
  • Reflekton nevojat sociale.
  • Të nxisi kërkimin shkencor të stafeve akademik nëpërmjet publikimit të artikujve shkencorë.
  • Publikimi i rezultateve në revista të indeksuar SCOPUS/WoS.

 

 

tp-bottom