Përzgjedhja e studentëve tutorë

Përzgjedhja e studentëve tutorë

Më datë 21. 2. 2024, koordinatorja e Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, së bashku me Bordin e QDPM, prorektoren për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri, Udhëheqësin e zyrës së Cilësisë z. Daut Islami dhe përfaqësuesen e Këshllit të Trajnerëve Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri, ftuan në takim dekanët e katër njësive akademike së bashku me profësorët tutorë që të bëjnë përzgjedhjen e studentëve tutorë sipas konkursit të shpallur më datë 15.01.2024, në bazë të neneve 4 dhe 20 të Rregullores për Sistemin Tutorial me vendim të Senatit me nr. 04/177.

Studentët të cilët kishin aplikuar, i kishin të plotësuara të gjitha kriteret e kërkuara sipas konkursit, u votuan dhe u aprovuan. Gjatë mbledhjes doli si kërkesë shtesë nga të gjitha palët e pranishme, që të plotësohet numri i studentëve tutorë për lëndët që ngelen vakant/të paplotësuara.

U votua kërkesa për Rishpallje të Konkursit deri më datë 27.2.2024.

Fotot e lajmit

tp-bottom