Maturantët e Pejës njihen me programet e Fakultetit të Edukimit
Studentët e Fakultetit të Edukimit, realizuan një vizitë promovuese në Shkollën e Mesme të lartë, “Odhise Paskali” në Pejë, ku patën kënaqësinë të takojnë maturantët dhe t’i ftojnë ata të bëhen pjesë e komunitetit akademik të fakultetit tonë.
Me kënaqësi presim që maturantë që t’i bashkohen rrugëtimit drejt profesionit që vlenë të zgjedhet.
I falenderojmë stafin për mirëpritjen dhe bashkëpunimin!
Poashtu në Pejë vizituan edhe Shkollën e Mesme të lartë “Bedri Pejani” dhe “Shkollën e Mesme të Mjekësisë”.