Studentët e vitit të katërt, Programit Fillor dhe Parashkollor të Fakultetit të Edukimit prezantuan rezultatet e projekteve hulumtuese
Në kuadër të lëndës Bazat e Hulumtimit në Edukim, në mbikqyrjen e Prof. dr. Behxhet Gaxhiqi, Prof. ass. dr. Venera Vala- Këndusi dhe Ass. Emirëjeta Kumnova- Hoxha, studentët prezantuan rezultatet e projekteve hulumtuese lidhur me “Faktorët motivues në përzgjedhjen e profesionit të mësimdhënies te studentët e Fakultetit të Edukimit”, “Sentimentet, qëndrimet dhe shqetësimet ndaj praktikave gjithëpërfshirëse te studentët e Fakultetit të Edukimit”, “Faktorët motivues në përzgjedhjen e profesionit dhe të vetë efikasitetit për praktikat gjithëpërfshirëse te studentët e Fakultetit të Edukimit”, “Emocionet akademike dhe arritjet në matematikë tek nxënësit e klasave të pesta”, “Teknikat e ndëshkimit, të shpërblimit e të mësuarit socio-emocional dhe arritjet akademike te nxënësit e klasave të pesta”, “Ankthi gjatë testit dhe arritjet në matematikë te nxënësit e klasave të pesta”, “Ndërlidhja mes klimës në shkollë, angazhimit akademik dhe arritjeve akademike”.
Projektet hulumtuese janë komponent thelbësor në lëndën bazat e hulumtimit në edukim, poashtu janë shembull i shkëlqyer i mënyrës se si studentët janë në gjendje të zbatojnë njohuritë teorike në situata praktike, të zhvillojnë aftësitë analitike e kritike dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve aktuale të arsimit dhe të shoqërisë.
Prania e Rektorit të Universitetit, dekanëve, mësimdhënësve dhe studentëve, iu ofroj studentëve mbështetje, inkurajim dhe vlerësim për punën e tyre.