U mbajt prezantimi i bursave të DAAD për studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

U mbajt prezantimi i bursave të DAAD për studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt një prezantim informues për mundësitë e studimit dhe bursave që ofron DAAD (Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik), i organizuar në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Pas takimit zyrtar me Rektorin e Universitetit, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, ligjëruesi i DAAD-it në Universitetin e Gjakovës, Adrian Ramabaja, zhvilloi një prezantim për studentët e universitetit, ku morën pjesë studentë nga drejtime të ndryshme.

Gjatë qëndrimit në Gjakovë, z. Ramabaja u prit nga drejtuesit e universitetit, ku u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit akademik me institucionet gjermane dhe për mundësitë që programet e DAAD-it ofrojnë për studentët dhe stafin akademik.

Në prezantimin me studentët u ofruan informacione të detajuara për programet e bursave për studime master dhe doktoratë, shkëmbime akademike, kurse verore dhe mundësi të tjera kërkimore në universitetet gjermane. Studentët treguan interes të madh për këto programe dhe patën mundësi të parashtrojnë pyetje lidhur me procedurat e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes.

Ky aktivitet kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të universitetit dhe në promovimin e mobilitetit akademik të studentëve drejt universiteteve gjermane.

Article Gallery

tp-bottom