Rektori Nimani merr pjesë në Asamblenë Gjenerale të UNIMED

Rektori Nimani merr pjesë në Asamblenë Gjenerale të UNIMED

Në Amman të Jordanisë më 22 dhe 23 qershor po zhvillon punet Asambleja Gjenerale e UNIMED, rrjet i universiteteve të vendeve të Mediteranit ku edhe Universiteti “Fehmi Agani” është anëtar.

Ky aktivitet vie pas dy vitesh të vështira kur mënyra e jetesës dhe e punës në mbarë botën u ndërpre nga pandemia edhe UNIMED u detyrua të organizoi vetëm evente online, dhe tani me kënaqësi të madhe për herë të parë, Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë merr pjesë personalisht me rikthimin e aktiviteteve të UNIMED i përfaqësuar nga Rektori, Prof. Assoc. Dr. Artan Nimani, Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Assoc. Dr. Kimete Canaj dhe udhëheqësi i Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Denis Spahija.

Asambleja e Përgjithshme e UNIMED-it përfaqëson një ngjarje të rëndësishme vjetore ku rektorët, presidentët dhe përfaqësuesit e tyre takohen për të shkëmbyer pikëpamje dhe për të përcaktuar politikën për UNIMED-in, duke vendosur axhenden për një vit të plotë dhe duke inicuar aktivitete dhe konferenca që formojnë kalendarin akademik rreth universiteteve mesdhetare. Në të njëjtën kohë, është një mundësi e jashtëzakonshme për të takuar dhe rritur rrjetin e miqëve të UFAGJ-së me përfaqësues të universiteteve, organizatave ndërkombëtare etj. Asambleja që është duke u zhvilluar është një ngjarje dyditore, me rreth 150 përfaqësues nga universitetet anëtare dhe partneritetet institucionale nga 20 vende të ndryshme ndër to edhe organizata globale si UNESCO dhe NATO etj.

Article Gallery

tp-bottom