UGJFA, përfitues i tre projekteve ERASMUS+

UGJFA, përfitues i tre projekteve ERASMUS+

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka fituar tre projekte në kuadër të programit Erasmus+, nga tetë (8) prej të cilave ka aplikuar. Këto projekte synojnë të arrijnë efekte të dukshme përmes një përqasjeje të integruar dhe harmonizimit të programeve përmes zbatimit të strategjive të planifikuara nga UGJFA-ja, si ndërkombëtarizimi dhe inovacioni në zbatimin e njohurive praktike.

Projektet që do jemi pjesë në tri vitet e ardhshme janë:

  • “Strengthening university autonomy and increasing accountability and transparency of Western Balkans Universities” (Forcimi i autonomisë së Universitetit dhe rritja e përgjegjësisë dhe transparencës së Universiteteve të Ballkanit Perëndimor) me koordinator IBC-M dhe me 12 partnerë.

  • “Student-run Interdisciplinary Allied Health Digital Practice Center” (Qendra e Praktikës Dixhitale të Shëndetit Interdisiplinar, të drejtuar nga studentët) me koordinatorë Kolegjin Heimerer dhe me 7 partnerë.

  • “Building Capacity Through Social Innovation Towards Improving and Sustaining Health and Well-Being in Communities” (Ndërtimi i kapaciteteve përmes inovacionit social drejt përmirësimit dhe mbajtjes së shëndetit dhe mirëqenies në komunitete) me koordinatorë STICHTING HANZEHOGESCHOOL GRONINGEN dhe 10 partnerë.

Projektet që janë realizuar ndër vite dhe që janë në implementim në kuadër të programit të Erasmusit+ kanë pasur ndikim të madh në ngritjen e përgjithshme të cilësisë dhe forcimin e kapaciteteve të Universitetit. Nga ky vit, UGJFA në mënyrë aktive është pjesë e 8 projekteve ERASMUS+.

tp-bottom