Thirrje Publike për financimin e projekteve shkencore me ndikim në komunitet

Thirrje Publike për financimin e projekteve shkencore me ndikim në komunitet

Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë në mbështetje të Statutit të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë dhe nenit 23 të Rregullores nr. 05/1130 për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, e ndryshuar dhe plotësuar me vendimin nr.prot.05/963, Universiteti "Fehrni Agani" në Gjakovë, hapë:
                                                                                                             
THIRRJE PUBLIKE

për financimin e projekteve shkencore me ndikim në komunitet

Aplikimi

1) Aplikimi dorëzohet në formë elektronike në adresen email zyrtar ([email protected]) dhe
në formë të shtypur në Zyren e Arkivës së UF AGJ-së drejtuar Këshillit për Shkencë.
2) Aplikimet duhet të përmbajnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar, aplikimet e paplota do të
kthehen te Koordinatori i Projektit për plotësim dokumentacioni.
3) Afati i aplikimit: 60 dite nga dita e hapjes së thirrjes për aplikim.
4) Formulari per aplikim shkarkohet nga web faqja e UFAGj-së: Linku.