Stafi akademik i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë mori pjesë në Takimin e Misionit të Asistencës Teknike (TAM)
Me datë 24 qershor 2026, profesorët e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, Ruzhdi Kadrija dhe Vëllaznim Mula, morën pjesë në Punëtorinë e Misionit të Asistencës Teknike (Technical Assistance Mission – TAM), të organizuar nga Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI)
Punëtoria u përqendrua në promovimin e qasjes ndërdisiplinare në mësimdhënie, forcimin e kompetencave në teknologjitë digjitale, avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mundësitë që ofrojnë programet Erasmus+ për institucionet e arsimit të lartë.
Gjatë punimeve, pjesëmarrësit diskutuan praktikat më të mira për integrimin e metodave inovative të mësimdhënies, përdorimin efektiv të teknologjive digjitale në procesin arsimor, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.
Pjesëmarrja e profesorëve të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë në këtë aktivitet dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të universitetit për zhvillimin profesional të stafit akademik, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe fuqizimin e dimensionit ndërkombëtar përmes pjesëmarrjes aktive në iniciativat dhe programet e Bashkimit Evropian.
Universiteti "Fehmi Agani" mbetet i përkushtuar në mbështetjen e pjesëmarrjes së stafit akademik në aktivitete që promovojnë inovacionin, transformimin digjital dhe ndërkombëtarizimin, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor.