U mbajt takimi i parë i Grupit Profesional të Pedagogjisë dhe Shkencave Sociale
Më 08.06.2026 u mbajt takimi i parë i Grupit Profesional të Pedagogjisë dhe Shkencave Sociale. Në fillim të takimit, grupi diskutoi dhe përcaktoi kompetencat, përgjegjësitë dhe fushëveprimin e tij, në pajtim me misionin e Fakultetit të Edukimit, objektivat për sigurimin e cilësisë dhe nevojat për zhvillim akademik e shkencor të stafit. Takimin e udhëhoqi prof. Asoc. Venera Vala Këndusi në cilësinë e udhëheqëses së grupit.
Gjatë takimit u trajtuan këto çështje kryesore:
- Zvillimi profesional dhe ngritja e cilësisë së mësimdhënies
Grupi diskutoi identifikimin e nevojave për zhvillim profesional dhe kërkimor të stafit akademik përmes pyetësorëve, fokus-grupeve, aktiviteteve profesionale dhe konsultimeve me studentët. U theksua rëndësia e harmonizimit të kompetencave profesionale me nevojat për ngritje akademike dhe kërkimore, si identifikimi i nevojave për trajnime për ngritje profesionale.
- Planifikimi i aktiviteteve hulumtuese dhe zhvillimi i kërkimit shkencor
Grupi diskutoi fillimisht identifikimin e nevojave, prioriteteve dhe resurseve të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve hulumtuese në fushën e pedagogjisë dhe shkencave sociale. Në këtë kuadër u diskutua përcaktimi I fushave kërkimore të stafit akademik, kapaciteteve ekzistuese, mundësive për bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndërdisiplinor, si dhe sigurimi i burimeve të nevojshme për realizimin e projekteve hulumtuese. Gjithashtu, u diskutua nevoja për krijimin e një plani të përbashkët veprimi për zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve kërkimore brenda fakultetit.
- Promovimi i hulumtimit dhe përfshirja e studentëve në kërkim shkencor
Gjatë takimit u vlerësua puna kërkimore e realizuar me përfshirjen e studentëve gjatë semestrit veror në kuadër të lëndëve Bazat e Hulumtimit në Edukim, Zhvillimi i Kurrikulave, Edukimi dhe Media, si dhe lëndëve të tjera të programit studimor. U prezantuan dhe u diskutuan rezultatet paraprake të hulumtimeve të realizuara nga studentët, duke evidentuar rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në procesin e kërkimit shkencor.
Po ashtu, u diskutua organizimi i një tryeze të përbashkët me drejtorë shkollash, mësimdhënës dhe përfaqësues të institucioneve të tjera arsimore, në të cilën do të prezantohen rezultatet e hulumtimeve të studentëve të Programit Fillor, të realizuara gjatë semestrit veror. Gjithashtu, u diskutuan rezultatet e hulumtimeve kualitative të studentëve të Programit Parashkollor, të fokusuara në tema me rëndësi për edukimin në fëmijërinë e hershme. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e krijimit të mundësive për prezantimin dhe promovimin e punës kërkimore të studentëve, si një formë e rritjes së qasjes së bazuar në evidence shencore në fushën e edukimi