Prezanitmet e rezultateve kërkimore të studentëve të grupit parashkollor në kuadër të lëndës Bazat e Hulumtimit në Edukim.

Prezanitmet e rezultateve kërkimore të studentëve të grupit parashkollor në kuadër të lëndës Bazat e Hulumtimit në Edukim.

Studentët e vitit të katërt të Programit Parashkollor në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, prezantuan rezultatet e hulumtimeve kualitative të realizuara në kuadër të lëndës “Bazat e Hulumtimit në Edukim”. Përmes këtyre hulumtimeve, studentët trajtuan tema aktuale dhe me rëndësi për edukimin në fëmijërinë e hershme, duke analizuar përvoja, sfida dhe praktika që ndikojnë në cilësinë e edukimit dhe mirëqenien e fëmijëve.

Prezantimet dëshmuan angazhimin e studentëve në zhvillimin e kompetencave kërkimore, si dhe aftësinë e tyre për të analizuar çështje relevante të praktikës edukative përmes metodave shkencore. Këto aktivitete përfaqësojnë një komponent të rëndësishëm të përgatitjes akademike dhe profesionale të studentëve, duke promovuar kulturën e hulumtimit, dhe përdorimin e evidencës shkencore në adresimin e sfidave të edukimit bashkëkohor.

Punimet kërkimore u udhëhoqën nga prof. Asoc. Venera Vala Këndusi dhe asistente Emirëjeta Kumnova Hoxha PhD, Cand.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom