Vizitë promovuese në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë

Vizitë promovuese në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë

Sot, studentë dhe profesorë të Fakultetit të Edukimit, realizuan një vizitë në Shkollën e Mesme të lartë, Gjimnazin “Hajdar Dushi”në Gjakovë, ku patën kënaqësinë të takojnë maturantët dhe t’i ftojnë ata të bëhen pjesë e komunitetit akademik të fakultetit tonë.

Gjatë këtij takimi prezantuan programin studimor, mundësitë që ofron fakulteti ynë, si dhe rëndësinë e profesionit të mësimdhënësit në ndërtimin e së ardhmes. Interesimi dhe energjia pozitive e nxënësve e bënë këtë vizitë tejet të veçantë dhe motivuese.

Me kënaqësi presim që shumë prej tyre t’i bashkohen rrugëtimit drejt profesionit fisnik të mësuesisë.

Fotot e lajmit

tp-bottom