U mbajt takimi i Grupit Punues për hartimin e Udhëzuesit të Praktikës Pedagogjike
Më 9 shkurt 2026, në ambientet e Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, u mbajt takimi i Grupit Punues për hartimin e Udhëzuesit të Praktikës Pedagogjike, me qëllim diskutimin dhe rishikimin e përmbajtjes së këtij dokumenti të rëndësishëm për organizimin dhe realizimin e praktikës pedagogjike të studentëve.
Takimi u udhëhoq nga Prodekania e Fakultetit të Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Edita Haxhijaha.
Në këtë takim morën pjesë anëtarët e grupit punues: Prof. Asoc. Dr. Ruzhdi Kadrija, Prof. Asoc. Dr. Venera Vala-Këndusi, znj. Valma Kamishi-Zeka, drejtoreshë e SHF “Kelmend Rizvanolli”, znj. Venera Caka, mësimdhënëse mentore në SHF “Kelmend Rizvanolli”, si dhe znj. Arta Sahatqija Lama, mësimdhënëse në SHF “Mustafa Bakija”.
Gjatë takimit u diskutua mbi strukturën dhe përmbajtjen e Udhëzuesit të Praktikës Pedagogjike, ndërsa pjesëmarrësit ofruan komente dhe sugjerime profesionale për përmirësimin e tij. Qëllimi i këtij dokumenti është të shërbejë si një udhërrëfyes i qartë për studentët, mentorët dhe stafin akademik në organizimin dhe realizimin e praktikës pedagogjike.
Pas shqyrtimit të komenteve dhe përfundimit të procesit të rishikimit, Udhëzuesi i Praktikës Pedagogjike është publikuar në webfaqen e Fakultetit të Edukimit dhe mund të gjendet në linkun në vijim:
📄 https://edukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/1770881834-Doracaku.pdf