Mbrojtje e suksesshme e disertacionit të doktoratës nga Ass. Vllaznim Mula
Më 21 janar 2026, asistenti ynë, Ass. Vllaznim Mula, përfundoi me sukses mbrojtjen publike të disertacionit të doktoratës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematike, Departamenti i Kimisë.
Disertacioni, me titull:
“Vlerësimi dhe karakterizimi i komponimeve organike të avullueshme në ajrin e brendshëm dhe të jashtëm duke përdorur mostrimin pasiv dhe teknika analitike të avancuara”,
është zhvilluar nën mentorimin e Prof. Dr. Zoran Zdravkovski dhe bashkëmentorimin e Prof. Dr. Jane Bogdanov.
Një pjesë e rëndësishme e hulumtimit është realizuar në Universitetin e Milanos, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Giangiacomo Beretta, në kuadër të projektit NanoKos, të financuar nga Bashkimi Evropian, duke i dhënë punimit një dimension ndërkombëtar dhe shkencor.
Fakulteti ynë i uron Ass. Vllaznim Mula shumë sukses në karrierën e tij profesionale dhe shkencore dhe shpreh krenarinë për këtë arritje të jashtëzakonshme!